Një rrugë e shenjuar deri diku prej rrënjëve, prej geneve, sepse Vikena Kamenica është vajza e dy artistëve të njohur, tenorit Guri Kamenica dhe mexosopranos Vera Kamenica, por nuk ishte mjedisi prej nga ajo vinte, ai që e diktoi në mënyrë përfundimtare rrugën e saj. Ishte skena ajo që e rrëmbeu, vendi ku siç rrëfen në intervistën për Newsbomb, i jepte ndjesinë se ishte ajo që donte, vendi ku të qenit merrte kuptim, madje aty, ndjesia e herës së parë, përsëritet çdo herë që ajo del para publikut, si një dashuri që nuk shter kurrë. Por pas talentit të trashëguar dhe pasionit, qëndron pas puna e palodhshme, sfidat, dilemat e sidomos përpjekja për të arritur të përsosurën. Kërkimi i së përsosurës është i lodhshëm si proces, thotë ajo, po ama është e vetmja rrugë që artistët njohin.
Në këtë rrëfim për Newsbomb, Vikena flet për jetën në skenë, por më shumë për atë çka ndodh pasi perdet bien, pasi instrumentet ndalojnë së luajturi. Është jeta e saj, si nënë, si bashkëshorte dhe si grua e së njëjtës shoqëri që ende vuan tranzicionin e saj. E për këtë Vikena thotë se të gjithë duhet ta përdorim zërin për të folur për ato që nuk shkojnë, për gjërat që na përkasin të gjithëve, sepse në fund askush prej nesh nuk është i paprekshëm nga ajo çfarë është shoqëria, mjedisi social rreth nesh.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.