Iku në heshtje, u përcoll po ashtu siç shkruante në shtëpinë e tij të fëmijërisë, qetë, pa zhurmë, as duartrokitje, as homazhe, as elozhe, siç jetoi, siç foli, siç shkroi, ose të paktën siç e kam parë unë në takimin e fundit me të. Rexhep Qosja më priste atë ditë me sytë nga qielli. Më priti me një metaforë, me zogjtë që i rrëfente si të ishin të rinjtë shqiptarë, gjithnjë në kërkim të lirisë, shpesh në emigrim, në kërkim të një jete më të mirë. Metaforën ia mora dhe kështu e nisa tekstin e intervistës së tij të fundit. Deri në fund të bisedës me të do të kuptoja që mësuesit e tij, rilindasit, kishin qenë zogj që kishin fluturuar, të cilëve Qosja ia njihte gjuhën. Por, ai ishte ende aty, në oborrin e fëmijërisë, në një shtëpi modeste, që kish mbetur si ajo që ai kishte në kujtimet e tij, me të njëjtat dhoma ku sëndukët e nusërisë së nënës ktheheshin në podiume ku Rexhep Qosja recitonte vargjet e mësuara përmendësh të “Lahutës së malcis”.
Qosja e festonte ditëlindjen në shkollën e shqipes
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







