Në ndërtimin e një segmenti rrugor, përcaktues i kostos së tij është standardi që vendoset në bazë të kategorisë së rrugës, ku çdo variant i saj ka të specifikuar zërat e kushteve teknike të projektimit dhe ndërtimit. Nëse nuk merr parasysh kategorinë e rrugës, të krahasosh koston për km të rrugës je praktikisht në ajër. Edhe po të kesh dy rrugë me kategori të njëjtë, prapë është shumë vështirë dhe mund të jesh sërisht duke rrahur ujët në tavan. Mund të jenë të dyja rrugë me dy korsi, por njëra ndodhet në fushë dhe me shtrat të gatshëm nga një gjurmë rruge e mëparshme, kurse tjetra është gjurmë e re dhe në terren tërësisht malor. Asnjë inxhinier ndërtimi që respekton veten, nuk e merr përsipër krahasimin, pasi e di që ka një mori parametrash që duhen vënë në balancë.
Në një intervistë për revistën Newsbomb.al, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi flet për projektet që kanë përfunduar dhe ato që janë akoma në proces. Vetëm në 6 muajt e 2022 janë ndërtuar 44.3 km, ndërkohë që shumë projekte janë duke vijuar. Në këtë intervistë të zgjeruar, Berberi sqaron edhe “fjalët”, akuzat, thashethemet për kostot e rrugëve, fryrjen e tyre pa kriter sipas akuzuesve, dhe çfarë planesh do të ketë në vijim.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.