“Po si është kaq i cuditshëm ky vend? Gjithmonë themi se kanë ikur shqiptarët, kanë ikur jashtë, kanë emigruar….këtu shqiptarët ikin, po makinat dyfishohen. Ja shihe trafikun, nuk e can dot”.
Këtë konstatim e bëri një miku im që vjen nga jashtë dhe nuk orientohet dot me kaosin e trafikut, mungesën e rrugëve, shkatërrimin e sinjalistikës, ulërimat e papërgjegjshme nga një makinë në tjetrën, meshkuj me benza apo renault clio që mbajnë në qoshen e buzës cigaren që digjet ngadalë dhe që kur ata shfryjnë prej marazit të trafikut, hiri i duhanit u bie nëpër pantallona e mandej ulin kokën ta shkundin ndërsa godasin me parakolpin e makinës, prapakolpin e makinës së mëparshme, duke shkaktuar një “krrau” prej përplasjes, duke hedhur në tokë gjithë neveri pjesën e cigares së mbetur (xhanëm kush po e vret mendjen për pastërti), e duke dalë nga makina gjithë hakërrim, gati për të bërë sherr prej vërteti.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







