Shqipëria dukej e qetë në ditët e para të majit 1937. Reformat e para të Mbretit Zog kishin dhënë rezultat. Gratë kishin zbuluar fytyrën, ndërsa nënpunësit shtetërorë nuk mund të përdornin asnjë mbulesë tjetër veç kapeles. Vendi duhet të përgatitej për 25 vjetorin e festimeve të Pavarësisë dhe kishte filluar mbledhjen e dokumenteve të vjetra të kohës. Madje në fund të prillit, pa filluar trazirat, Shqipërinë e vizitoi ministri i jashtëm italian Galeazzo Ciano, vizita e tij e parë në Shqipëri, ndërkohë që dy vendet deri atëkohë kishin nënshkruar plot 12 marrëveshje me karakter ekonomik.
Pra, dukej gjithçka sikur ecte në normalitet kur tre vëllezërit Toto, të drejtuar nga vëllai i tyre Ethem Toto që kishte shërbyer edhe si ministër i Brendshëm për një vit (deri në vitin 1936) vendosën të nisnin një kryengritje nga Delvina, e të kërkonin edhe mbështetjen e të burgosurve për këtë rebelim. Një sfidë që filloi e heshtur e si një rebelim ndaj pushtetit që u shfaq si një thirrje për varfëri. Kush ishin ata që e nisën? Ata që ishin të përjashtuar nga marrëdhënia me pushtetin. Ishte e vështirë atë kohë për pasuesit e tyre që të dallonin se ç’ishte e vërtetë e ç’ishte e rreme në fjalët e tij. Por Ethem Toto thoshte se e kreu këtë rebelim në emër të Patriotizmës. Shtypi shqiptar e ndërkombëtar ngriti shumë pikëpyetje për rebelimin e nisur prej tyre në Delvinë, e që pasoi në Gjirokastër, Tepelenë e duke synuar Vlorën. Ethem Toto vrau veten duke lënë një letër, ndërsa vëllai i tij Ismeti, i kapur gjallë nga forcat qeveritare u dënua me varje nga Mbreti Zog. Edhe pse pati komente për ndërhyrje italiane apo ndërhyrje komunistësh, askush nuk vërtetoi një gjë të qartë atëkohë. Ishte një kohë e vështirë, ky frynin erërat e mosdurimit, shpresës, dëshpërimit, pra të gjitha bashkë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.