Dy kantieret më të mëdha të ndërtimit janë Muzeu Historik Kombëtar, për të cilin Ministria deri më tani pak kishte folur dhe padiskutim hapësira për fëmijët, për publikun e vogël i cili që pas tërmetit të pakta i ka vendet ku mund të shijojë art. Pa një teatër kukullash dhe pa cirk, fëmijët shqiptarë intensifikuan mardhënien e tyre me celularët, duke humbur disi magjinë e teatrit. Këto dy çështje, ajo e Muzeut Historik Kombëtar që është një pasqyrë e identitetit kombëtar që çdo i huaj përpiqet të njohë Shqipërinë, por po aq edhe edukimi i fëmijëve përmes artit, janë dy çështje që më shqetësonin. Në këtë kushte, biseda me ministrin Blendi Gonxhe nuk mund të mos merrte këtë rrjedhë. Duke u pëpjekur për të zbuluar më shumë ju përcjellim disa nga detajet e këtyre dy kantiereve të ndërtimit.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







