Olti Çaçin e gjejmë në zyrë ndërsa mes shkresave të shumta në zyrë, shumë prej njerëzve e presin jashtë derës për të dalë në terren. Jemi në fillimin e sezonit turistik, punët e mëdha të sezonit kanë mbaruar, por tani janë ato detajet e vogla të organizimit, që ndonjëherë ta nxijnë, ose ta zbardhin faqen siç thuhet në gjuhën popullore. Olti, është shumë i kujdesshëm. Ai vjen vetë nga fusha e biznesit dhe e ka të qartë fare mirë se çfarë do të thotë tu shërbesh turistëve. Ndaj Sarandës i ka kthyer menaxhimin e shkëlqimin, e sheh cdo gjë nga terreni, pa qenë ai burokrati i zyrës që duhet të merret veç me shkresa. Olti gjendet në çdo rrugë të qytetit, ndaj e kishim jo shumë të lehtë ta bënim të fliste për Sarandën, për punët dhe investimet në këtë qytet për sezonin turistik. Sepse në fund të fundit, kush nuk do të donte të qëndronte të paktën një natë në Sarandë, turistët e huaj po e po, por edhe ata vendas, që edhe pse njohin çdo sit arkeologjik, nga Lëkurësi në Butrint, nga Finiqi në Mesopotam, shkojnë e nga shkojnë e kthehen tek qyteti më skajor në jug të vendit: për ujrat super të pastra e të kthjellëta; për ushqimet që s’kanë të paguar, nga peshku te mishi, e padyshim, për qetësinë, freskinë, bukurinë, pastërtinë, e të rinjtë, për jetën e natës. Por më shumë, është vetë kryetari i bashkisë që na i tregon të gjitha.
Ka disa dekada që Saranda dhe Ksamili, e kanë plotësisht të skicuar profilin e vet si një zona turistike. A mund ta konsiderojmë sot këtë turizëm një industri fitimprurëse për komunitetin e banorëve dhe biznesin vendas?
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







