Nuk do të ishte zhvilluar kjo intervistë kaq shpejt, nëse Ilir Meta nuk do të ishte kujtuar me një letër të shkruar me dorë nga qelia, në adresë timen, ku më tregonte se ishte “Bombë”, dhe se ishte një lexues i rregullt i Revistës në burg. Jo për mungesë vëmendjeje ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit e ish-kryetarit të Kuvendit. Por sepse shumë prej gjërave që trajton për çështjen në ngarkim të tij, i kishte shkruar në parashtrimin e mesit të shkurtit përpara gjykatës.
Që në krye duhet të pranojmë se arrestimi i tij në makinën e vet kur ishte duke udhëtuar në autostradë në zonën e Astirit shokoi të madh e të vogël e padyshim mori vëmendje jashtë e brenda vendit. Analizat e asaj skene janë bërë prej javësh e muajsh, por 513 ditët në qeli deri në këtë moment që ju lexoni këtë numër reviste janë shumë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







