Igli Zarka është actor. Kur u takuam për këtë rrëfim nuk isha e sigurtë se çfarë do të merrja pas. Në fillim më tha se i dukej sikur thoshte shumë, apo përsëriste veten. Nga rolet dhe përvoja e tij në skenë prej kaq vitesh, talenti nuk i ka munguar, me interpretime dhe role ikonë si tek shfaqja “Equus”, apo në rolin e Fred Baletës tek filmi “Kazerma”, e dhjetëra role të tjera të cilat e kanë bërë atë një aktor me peshë reale në skenën tonë.
Por nuk e dija që do të zbuloja një rrëfim kaq të veçantë, të çiltër dhe të vërtetë mbi fatin, mbi besimin, mbi rastësitë e jetës, të cilat pavarësisht gjithçkaje që ne mendojmë, janë shenja, që kur kërkojmë t’i shohim, ato bëhen drita që udhëheqin rrugën tonë. Dhe nëse dimë t’i ndjekim, fati ynë bëhet më i mire, sesa plani që kishim menduar apo thurur për veten.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







