Tirana e viteve ’30 paraqitet përmes shtypit të kohës si një qytet ku jetesa shijohej edhe nën një atmosferë të vecantë. Gazetat kryesore të atëhershme publikonin një larmi artikujsh për jetën e qytetit, nga paraditet e ngarkuara me kafe dhe raki nëpër kafene, deri tek mbrëmjes e pasdites me shah dhe tavlla që shoqëronin orët e mërzitshme deri në mbrëmje. Ishin vitet kur kultura perëndimore filloi të ndikojë në jetën publike të Tiranës, duke sjellë disa hapësira argëtuese që për disa ishin vende të shfrenimit të pashembullt, e për të tjerë një “mollë e ndaluar” që shihej me sy të keq; ishin vitet kur filluan kabaretë, me muzikë e vajza që shërbenin për të dehurit që kërkonin prej tyre cdo lloj shërbimi. Por kishte edhe ditë festash, sic ishte ajo që pasqyrohet në media për festimet e Bajramit apo edhe për sallonet mondane të pakta, por që ekzistonin. Dobësia e mendjes, mendjemadhësia apo magjepsja djallëzore ishin disa nga tiparet që shoqëronin njerëzit që zhurmonin rrugëve të pashtruara të kryeqytetit. Liria e shfrenuar e njerëzve ato vite ishte thuajse e gërshetuar me të kundërtat e saj, nënshtrimin e poshtërimin. Ashtu sikurse ndodhi me historinë e trishtë të vajzës vjeneze me dentistin shqiptar, e ky i fundit e braktisi, duke e detyruar të gjorën të hidhet nga vapori në kulmin e trishtimit. Duket nëpërmjet këtyre artikujve që imazhi I tyre zbulonte varfërinë e karakteristikave të tyre morale. Dukej si një botë e rënë kokëposhtë e mbushur plot me gënjeshtra…
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.