Si ta lexojmë Censusin në raport me popullsinë? Shqiptarët po plaken dhe këtë e tregon mosha mesatare e këtij censusi me 42.5 vjeç kur në vitin 2011, kjo shifër ka qenë 35 vjeç. Qytetet po boshatisen dhe vendin e parë e zë Fieri me 69 mijë banorë më pak. Për herë të parë numri i grupmoshës së moshuar, ka kaluar numrin e të rinjve. Rrezikojmë pagesën e pensioneve, rrezikojmë përkujdesin social dhe uljen e produktivitetit të punës. Në këtë situatë, një qeveri serioze do të pezullonte pushimet, do të niste punën për të analizuar shkaqet se ku është gabuar që vendi po shkon në eksod për të dhënë më pas alternativat e zgjidhjeve. E njëjta sfidë është dhe për shqiptarët, sepse duam apo nuk duam të gjithë jemi nga pak përgjegjës për situatën ku ndodhemi. Jo për çdo dështim që kemi, mungesë mundësie apo përjashtime nga sistemi, mundësia e vetme është braktisja. Jo, duhet të luftojmë duke kërkuar llogari dhe standarde
Teoritë e moderne të konceptit të kombit, të ndikuara thellësisht nga idetë globaliste, kanë ngushtuar mendimin e pranimit të kombit mbi bazën e përcaktimit etnik dhe kanë hapur krahët për pjesëmarrje më të gjerë. Kombi sot nuk është një koncept që identifikohet me racën, origjinën, kufijtë gjoegrafikë, gjuhën, fenë apo kulturën. Teoria e kombit i ka rrënjët të mbështetura në vullnetin politik të një kategorie të caktuar njerëzish që kanë parime të përbashkëta për të jetuar në të njëjtin sistem lirish dhe rregullash e që besojnë dhe ndjekin vlera të përbashkëta.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







