Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt edhe këtë vit të shtunën, një ditë përpara përfundimit të panairit, në mënyrë që të gjthë lexuesit të kenë mundësi edhe disa orë të tjera të blejnë veprat më të mira.
Ishte mesdita e së shtunës, kur juria e kryesuar nga gazetarja dhe përkthyesja Arta Marku, që së bashku me Aristotel Spiron si përkthyes e gjuhëtar, Enkel Demin, si shkrimtar, Erion Kriston si pedagog e përkthyes dhe Monika Stafën si gazetare e kulturës u bënë bashkë tanimë publikisht në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve për të ndarë çmimet e panairit të Librit. Si traditë e festës së librit, më të mirët shpallen një ditë para, si e si që edhe lexuesit të orientohen për botimet e mira e të kenë mundësi ta orientojnë vëmendjen drejt librave të mirë deri mbrëmjen e së dielës, kur edhe mbyllet zyrtarisht panairi.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.