“Range”, ose nëse do t’i jepnin kuptimin fjalë për fjalë në shqip, një sërë gjërash, ishte ekspozita e skulptorit të famshëm britanik Richard Deacon, i vlerësuar si një ndër më të mirët në Britani dhe ndër 5 më të mirët në botë, e cila qëndroi për një muaj e hapur në COD.
I ftuar në Tiranë në kuadër të Javës Britanike nga British Council, “Range” solli tek publiku shqiptar një përmbledhje të veprave të Deacon që reflektojnë dekada kërkimi mbi strukturën, formën dhe materialin. Gjithashtu për herë të parë, artisti ekspozoi në Tiranë edhe grafika të prodhuara në një kohë shumë specifike, gjatë pandemisë së Covid. Shqipëria për Deacon, erdhi si pjesë e një përvoje më të gjatë në Ballkanin Perëndimor, ku prej vitesh ai ka dhënë mësim, ka ndërtuar miqësi dhe ka ndjekur nga afër energjinë e një skene artistike në transformim.
Në intervistën për Newsbomb, Richard Deacon na rrëfen përvojën e tij në Tiranë, mënyrën se si arkitektura dhe kaosi urban ndikojnë jetën e njerëzve, transformimin apo rendin e ri në prag të të cilit po jetojmë dhe sfidave që teknologjia dhe inteligjenca artificiale po i vendosin krijimtarisë njerëzore. Gjithashtu ai ndan edhe një mendim personal për Edi Ramën, ku të dy janë pjesë e së njëjtës galeri ekspozimi në Nju Jork.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







