Ishte viti 1992 kur në Parlament, ish-kryetari Pjetër Arbnori, lexoi, si në çdo seancë një letër të tre fëmijëve të Enver Hoxhës që ankoheshin për mbajtjen e nënës së tyre në burg dhe mosdaljes para gjykatës, ish-vejushës Nexhmije Hoxha. Pranvera, Iliri, Liljana dhe partnerët e tyre ankoheshin ndër të tjera në letër për gjestin antihuman të mosnjoftimit të tyre në kohë për zhvarrimin e eshtrave të diktatorit Hoxha. Pasardhësit e tij ankoheshin te kuvendi, dhe Arbnori e lexoi këtë letër qetësisht, siç lexonte ankesat e popullit nga të katër anët, që nga kërkesat e veteranëve për të ruajtur bustet e luftës dhe statujat e Enverit, tek fshatarët që kundërshtonin ndarjen e pronës në mënyrë të padrejtë, ashtu edhe shqetësimet e sindikatave të sapokrijuara.
Arbnorit, padyshim mund t’i jetë kujtuar letra që ai vetë nga burgu i Burrelit, në 1982 i shkruante Kuvendit Popullor të kohës dhe Ramiz Alisë. Shprehte shqetësim për ushqimin dhe kushtet bazike të higjenës, shkuarjen në banjo, dushin apo daljen në ajrim. Në atë letër, njoftonte Alinë nisjen e grevës së urisë. Kërrkush nuk e vuri ujin në zjarr. Dhe një dekadë më vonë, një letër, aspak e ngjashme me letrën e tij të burgut e po ashtu me vuajtjet, i mbërriti në dorë për ta lexuar në Kuvend. Këtë radhë nga persekutorët e vet. Njw kontrast i jashtwzakonshwm. E lexoi pa më të voglin dyshim, si një njeri i madh që nuk harronte vuajtjet e veta, porse nuk donte të kishte të njëjtën sjellje përballë qenies njerëzore.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.