NAFTA SHFRYTËZOHET NGA KOMPANI OFFSHORE, BUXHETIT TË SHTETIT I MUNGOJNË GJYSËM MILIARDË DOLLAR NË 7 VITE
Një ndër të vërtetat më të hidhura ekonomike të historisë sonë të tranzicionit e përbën abuzimi kolosal me pasurinë numër një të truallit tonë, naftës (lëndës së parë që shumë e quajnë “Ari i Zi”). Shfrytëzimi i naftës tek ne njohu kompani të rregjistruara në parajsat fiskale, të cilave nuk u dihej emri i pronarit. Pa naftë të marrë direkt nga vendburimet e Albpetrol, si “këmbim në natyrë” të disa detyrimeve të kësaj kompanie shtetërore, pa asnjë kontroll dhe praktikisht, të vjedhur nga gjiri i nëntokës shqiptare. Njohu shfrytëzim barbar dhe pa asnjë kriter të puseve ekzistuese, duke shteruar dy të tretat e tyre. Njohu shpenzime për hapje pusesh të reja nafte, të fryra qëllimisht, të paktën dy herë (zakonisht shpenzimet për hapjen e një pusi të ri shkojnë deri në 500 mijë dollarë. Tek ne, nga viti 2007 dhe deri më 2018, nuk është hapur asnjë pus me shpenzime më pak se 1 milion dollarë)! Njohu sponsorizime dhe aktivitete për komunitetin, të futura qëllimisht në shpenzimet prodhuese të kompanive, si e si të rriteshin tullumbac kostot dhe të evitohej që koefiçienti i famshëm “R” të bëhej më i madh se 1 (fitimet nga shitjet e naftës të kalonin shpenzimet për prodhimin e naftës).
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.