Shumë e identifikojnë si Katinën e “Vajzë e valëve”, sepse asaj kënge ajo i ka dhuruar ndoshta një pjesë të vetes së vet, pa qenë koshiente për këtë, por të gjithë e njohin si këngëtaren që ka dhënë një kontribut të çmuar në këngët iso-polifonisë.
Emri i saj, Katina është zgjedhur si një shenjim për rrugën që do të ndiqte më vonë. “Moj Katina nina, nina” ishte një nga këngët e preferuara që këndonte gjyshi im, Koço Cakali”, tregon ajo në intervistën për revistën NewsBomb, ndërsa më tej rrëfen se fëmijëria e saj ka qenë mes këngës ndaj dhe vendimi i saj për t’iu përkushtuar asaj si profesioniste ka ndjekur një rrjedhë aspak të sforcuar. Njëlloj si dhe dashuria që ajo ka për Himarën, vendin të cilin as kur u martua nuk e ndërroi. Përkundrazi ishte bashkëshorti i saj, i cili la Gramshin për Himarën, për Katinën dhe detin. Ajo do të mbetet përherë një vajzë e detit, një vajzë që i këndon bukurive dhe thesarve shpirtërore të tokës ku është rritur dhe ku ka vendosur të kalojë gjithë jetën e saj. Kjo është disi e pazakontë, kur mendon tranzicionin shqiptar, por jo për Katina Belerin, e cila kur flet nuk harron askund pa e përmendur lidhjen e fortë që ajo ka me këtë vend, me rrënjët e prejardhjes së saj të cilat i kanë dhënë krahë për ta përçuar më të mirën e bregut përmes isos në çdo cep të botës.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.