Tradita e fotografisë vlonjate vazhdon me emra të rinj, por edhe pasardhës të fotografëve të vjetër. Në qytet funksionojnë shumë studio fotografike nga ato më të thjeshtat deri tek ato me teknologjinë më të fundit të fotografimit, stampimit. Disa nga studio fotografike kryesore e më të vjetrat përmendim “Axhushi”, “Lution”, “Kotro”, “Bleta”, etj.
Në Sheshin e Flamurit, aty ku për dekada kanë qëndruar e shkrepur foto për breza qytetarësh vlonjatë me dhjetra fotografë, ka ende disa fotografë që vazhdojnë të qëndrojnë aty në pritje të klientëve, që duhet pranuar se janë gjithnjë e më të rrallë, si pasojë e zhvillimit të teknologjisë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







