Në 80 vjetorin e Çlirimit për të cilën qeveria shqiptare ka krijuar edhe një logo të posaçme e ku gjithë vitin të gjitha shkresat zyrtare janë shoqëruar me të në kujtesë të kësaj ngjarjeje historike, ka pafund debate për luftën Nacional Çlirimtare, dhe pasojat e saj, gjatë dhe pas ardhjes së diktaturës. Prej vitesh në Shqipëri njerëzit janë të ndarë, në mendime dhe qëndrime. Por ka një të vërtetë të madhe: askush nuk mund të hedhë poshtë luftën Nacional Çlirimtare dhe përpjekjet e Shqiptarëve për tu vendosur kundër nazizmit, ashtu sikurse nuk duhet të harrohet sesa gjakatar ishte regjimi i pas luftës.
Historia duhet shkruar nga historianët, por edhe këta të fundit janë të ndarë në qëndrimet e tyre. Shpeshherë përpjekjet për ta rishkruar historinë janë të dështuara, aq sa mund të akuzohemi me të drejtë se jemi një popull që deformojmë edhe të kaluarën tonë dhe e pasqyrojmë atë sipas interesave të qeverisë së radhës. Por në këtë 80-vjetor të Çlirimit, në asnjë rast nuk duhet të harrojmë se kjo luftë dhe këto përpjekje e vendosën Shqipërinë në hartën e vendeve progresive, pavarësisht pasojave tragjike që ngjanë menjëherë pas Çlirimit të vendit dhe krimeve që pse jo, u kryen edhe gjatë luftës.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.