Në një botë ku fitorja është e shkruar nën qiellin blu dhe ëndrrat përplasen me realitetin, një skuadër futbolli ka nisur një udhëtim të jashtëzakonshëm drejt shkëlqimit në arenën ndërkombëtare. Nuk është një grupim djemsh, jo! Përkundrazi, disa vajza kanë zgjedhur të dalin jashtë ëndrrave të “doktoreshës” apo “balerinës” dhe janë vendosur aty mes fushës për të prodhuar spektaklin e emocionin që të ofron ky sport. Kjo është historia e një Kombëtareje që ngrihet si zjarri në mbrëmjen e një nate të errët.
Fillimi ishte i vështirë, si një valë e madhe që mund të thyente çdo gur në rrugën e tyre. Në këtë botë, ku përbuzja është e pashmangshme sepse futbolli cilësohet si “sport burrash”, janë ato, vajzat që kanë thyer tabu. Kritikat dhe pengesat ishin të dukshme, por kurrë nuk u dorëzuan. U përballën plot guxim me dallgët duke besuar në aftësitë e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit pwr cdo moment ishte shtylla e mbwshtetjes dhe promotorja e sw resw.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







