Pas 104 ndeshjesh, Botërori 2026 mbërriti në finalen që shumë, por edhe pak e kishin parashikuar. Megjithatë historia e këtij turneu nuk shkruhet vetëm nga dy finalistët. Rekordet, statistikat dhe risitë treguan se Kupa e Botës ndryshoi shumë më tepër sesa emrin e kampiones. Çfarë e bën këtë edicion kaq ndryshe nga të gjithë të tjerët?
Nga Retin TOKA
…Atëherë nuk e dija çfarë ishte presingu. Nuk dija çfarë ishte analiza taktike. Nuk dija çfarë ishte një model statistikor. Për mua mjaftonte që fotografia e Ronaldo Fenomenit të ishte më në fund në vendin e vet ose që formacioni i Francës të mos kishte më asnjë hapësirë bosh në albumin që flinte e zgjohej me mua. 24 vite më vonë, e gjej veten sërish përballë një Botërori. Vetëm se këtë herë nuk kam më në dorë një album për të gjetur fotografinë e munguar. E nis ndryshe. Në vend të albumit, hap raportet e FIFA-s. Në vend të revistave, databazat e Opta-s. Nuk kërkoj më lojtarin që më mungon për të mbyllur skuadrën e Brazilit; kërkoj të kuptoj pse një ekip fiton edhe kur prek topin më pak, si një sulmues arrin të shënojë më shumë se sa “premtojnë” rastet që krijon apo pse futbolli modern është bërë një përzierje mes intuitës së trajnerit dhe fuqisë së algoritmeve.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







