Humbja me Poloninë dhe shansi i humbur për një vend në Botëror kanë rikthyer hijet e dyshimit mbi Kombëtaren shqiptare. A ka ardhur momenti për një “dorë të re” në stol? E ardhmja e Sylvinhos mbetet në udhëkryq, ndërsa Altin Lala analizon një realitet mes arritjeve dhe luhatjeve, duke ngritur mjaft pikëpyetje, por duke i dhënë meritat që i takojnë Sylvinhos që na rriti jashtëzakonisht pritshmëritë.
Ka momente kur futbolli i ngjan më shumë një tregimi sesa një loje. Zhurma rritet, pritshmëritë fryhen, emocionet marrin përpara gjithçka dhe në fund, mbetet një ndjesi e paqartë nëse ajo që pamë ishte vërtet aq e madhe sa u duk. Si te romani i Shekspir “Shumë zhurmë për asgjë”, ku gjithçka ndërtohet mbi keqkuptime dhe reagime të ekzagjeruara, edhe rrugëtimi i Kombëtares në këto kualifikuese është shoqëruar nga një valë e fortë reagimesh që herë-herë duket se e tejkalojnë vetë realitetin në fushë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







