Tri javë pa logjikë, milionat e hedhura në kosh, trajnerë të larguar në mes të kaosit dhe qytete që panë skuadrat e tyre të shembeshin. Fundi i Superiores prodhoi dramë, dyshime dhe një kampionat ku mbijetesa vlejti më shumë se titulli që do të vendoset nga gara e “Final Four”. Por në fund, kush fitoi realisht?
Parandjenja e detyroi të ulej. Po shihte një spektakël. Jo nga ata që kishte gatuar gjithë jetën në futbollin shqiptar. Përballë kishte 22 njerëz që, në çaste të caktuara, dukeshin si robotë. Lëviznin mekanikisht, sikur dikush tjetër po mendonte për ta. Profesor Josa, me mbi dy dekada eksperiencë, dukej i tradhtuar. Jo i shuar nga pasioni sportiv, por i goditur nga deformimi i lojës. Fotografia e tij, e skalitur në cepin e pankinës, tregonte se ajo pasdite me diell në Vorë do të përfundonte në zi sterrë. Nuk u ngrit pothuajse asnjë moment. As pas shtatë golave të shënuar. Mireli i netëve europiane të Skënderbeut kishte ngrirë. Jo nga realiteti, por nga mënyra si ai po shfaqej përpara syve të tij. Bylisi i tij ishte zyrtarisht një kategori më poshtë. Sa shumë punë e dëshirë. Sa pak lëvizje për të mbajtur gjallë objektivin e vetëm: mbijetesën.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







