Premtimi për 100 ditë u kthye në një pritje gjashtëvjeçare. Mes deklaratave politike, përgjegjësive të shpërndara institucionale dhe një drafti që ende nuk bind aktorët kryesorë, ligji i sponsorizimeve vazhdon të mbetet nyja që mund të ndryshojë modelin financiar të sportit shqiptar. Ndërkohë që klubet mbijetojnë me kontributet e pronarëve dhe rajoni lëviz përpara me skema më funksionale, pyetja që lind është: a do të ndërtohet më në fund një mekanizëm real që e bën sponsorizimin sistem, apo sporti do të vazhdojë të mbahet me “lekët e tyre”?
Në Shqipëri, sporti nuk rrëzohet nga mungesa e pasionit. Stadiumet mbushen, debatet janë prezente, fanelat shiten, Kombëtarja ndez krenari kolektive. Por, diku mes entuziazmit dhe realitetit financiar ekziston një boshllëk që nuk shihet në tabelën e rezultateve: mungesa e një mekanizmi të qartë ligjor që ta bëjë sportin ekonomikisht më të qëndrueshëm. Prej vitesh, klubet jetojnë në një ekuilibër të brishtë. Presidentët që mbulojnë thuajse gjithçka, sponsorë që druhen të investojnë pa garanci fiskale, marrëveshje që shpesh varen nga vullneti personal dhe jo nga struktura ligjore.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







