Një panoramë e panairit të librit. Çfarë ndodhi për pesë ditë në Pallatin e Kongreseve? Skenat, dukjet, prapaskenat e një panairi që këtë vit kulmoi me letërsinë për fëmijë, të ftuarit specialë nga Italia dhe kampionin e botës në futboll, që i mahniti të gjithë.
Panairi i librit “Tirana 2023” u çel zyrtarisht si një festë në Pallatin e Kongreseve, si një festë që priti për pesë ditë jo vetëm lexues, e dashamirës të librit, por botues, autorë, përkthyes, redaktorë, madje edhe futbollistë që kishin publikuar një vepër, politikanë që kanë braktisur karrierën politike për t’iu dedikuar letërsisë po aq sa edhe autorë që janë bërë politikanë. Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë mbajti fjalën e mirëseardhjes, sidomos për Ministren e Kulturës që e konsideroi këtë festë të librit si një pararojë të Festave Kombëtare të Shqiptarëve në nëntor dhe drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Piro Mishën që mision në fjalën e tij citoi pasurimin e bibliotekave, jo vetëm të shkollave, por edhe të rretheve që marrëdhënien me librat e rinj që dalin duhet thënë haptazi e kanë BLOZË.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.