Hodhën firmën e rëndë në proklamatën e Pavarësisë, por pas saj morën përndjekjen, burgun, vrasjen dhe më e rënda, harresën në histori. Emrat e plotë, gjeneralitetet, si firmosën dhe çfarë përfaqësonin 40 shqiptarët që themeluan shtetin shqiptar dhe si përfunduan ata në jetë. Pasaporta e secilit dhe një polifoto e atyre që e deshën Shqipërinë kur nuk kishte Shqipëri dhe morën prej saj vetëm vuajtje.
Kush ishin 40 firmëtarët e Pavarësisë? Çfarë përfaqësonin ata? Dhe më e rëndësishmja, si vijoi jeta e tyre pas nënshkrimit të aktit themeltar të shtetit shqitar? Këto janë tri pyetje që çdokush sot mund t’i bëjë për arsyen e thjeshtë, se ende shteti shqiptar nuk u ka dhënë çfarë meritonin ata që na lanë trashëgim një shtet. Së pari, ka një mungesë njohjeje të emrave të 40 firmëtarëve. Është skandaloze që në disa tekste historie, madje edhe në tekste zyrtare, emrat e tyre nuk jepen të saktë. Disa ngatërrohen, ndonjë nuk i vendoset emri dhe për dikë tjetër nuk ka asnjë imazh. Së dyti, çfarë ishin ata që e deshën Shqipërinë kur nuk kishte Shqipëri? A ishin ata disa burra që vetëm fati i çoi në Vlorë atë 28 nëntor të vitit 1912, apo firma e rëndë ishte rezultantja e të gjithë përpjekjeve të tyre për pavarësi? Së treti, ne mund të jemi i vetmi shtet në botë që jo vetëm nuk u kemi dhënë nderin që meritojnë, por jeta e shumicës së firmëtarëve të pavarësisë ka qenë skëterrë pas aktit të lartë që bënë. Një pjesë e tyre janë vrarë. Një pjesë janë pushkatuar si tradhëtarë. Një pjesë janë dënuar me burg dhe një pjesë janë syrgjynosur. Ndërsa një pjesë akoma më e rëndë: Janë lënë në harresë pa ua përmendur kush emrin në histori dhe ky ishte dënim akoma edhe më i madh.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







