Viti 2025 sjell me vete dy ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë: Kampionatin Europian për 17-vjeçarët dhe mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të vendosin vendin tonë në qendër të futbollit europian. Me Armand Dukën në krye, Shqipëria po shfaq përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e futbollit, ndërkohë që stadiumet e rinovuara dhe infrastruktura moderne janë gati të presin ngjarjet e rëndësishme. Megjithatë, ky moment vjen me shumë pyetje dhe reagime nga publiku: Si do të ndikojnë këto ngjarje futbollin shqiptar dhe çfarë do të thotë ky vit për të ardhmen e sportit në Shqipëri?
“Dear Armando, I’m shure it ëill be a day to remember”. Me një anglishte të pastër, slloveni që drejton prej 8 vitesh UEFA-n, u ul për një kafe me zv.presidentin shqiptar, që dukshëm, ishte i lumtur pasi 20 kolegët e tij në qeverinë e futbollit, kishin vendosur që Tirana të ishte një destinacion i vitit të ardhshëm për mbledhjen e rëndësishme. Të dy, kishin kohë të shkëmbenin disa fjalë për pak momente, sepse ndërkohë, të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv uronin njëkohësisht presidentin shqiptar Armand Duka. “Congratulation Armand”, ishte shprehja që po dëgjohej më shpesh korridoreve të sallës ndërsa ky i fundit shkëmbente duart e përqafimet me të gjithë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.