Të rritesh në skenë, jo si performuese, por si fëmijë që ecën nëpër korridoret e televizionit, ulur në karriget e provave, pas kuintave, duke parë prindërit të punojnë me pasion është një eksperiencë që të formëson pa e kuptuar. Ky është fati i të qenit pjesë e një familjeje artistësh, ajo që mendojnë dhe shohin të gjithë nga jashtë, shpesh edhe me një lloj stigme, herë pozitive e herë jo, e të lindurit me fat apo e të paturit të gjërave “gati”. Anna Gjebrea, ishte magjia e festivalit “Kënga Magjike” këtë vit. E bërë virale për hijeshinë, thjeshtësinë dhe padyshim talentin, që është ndoshta e vetmja gjë që nuk dhurohet dot në këtë botë, askush nuk ta bën dot gati. Në këtë intervistë për Newsbomb, Anna tregon se mbiemri Gjebrea është njëkohësisht fat sa është edhe barrë. Mundësi të prekësh skenën, por një peshë e madhe para publikut për të treguar se e meriton të jesh aty.
“Një ditë, ai (Arditi) do jetë, babai i Annës,” thotë Anna, e cila e di më mirë se kushdo se suksesi nuk vjen as nga mbiemri, as nga privilegjet, por nga puna. Ajo e di mirë këtë, sepse Gjebrea i madh, për të nuk është vetëm babai i saj, është kritiku më i rreptë, ai që në skenë nuk njeh përkëdhelje dhe as dobësinë për vajzën e tij. Për të sfida më e madhe si prezantuese në “Kënga Magjike” nuk ishin emocionet apo skena, por “të justifikonte besimin e babit”.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







