Revista Newsbomb
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Identifikohu
  • Regjistrohu

No products in the cart.

  • Kreu
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • INVESTIGIME
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • Të tjera
    • DOSSIER
    • EDITORIAL
    • KULTURË
    • FASHION BOMB
    • HOROSKOP
    • PERSONAZH
    • PROFIL
    • SPORT
    • ARGËTIM
    • ZBAVITJE
    • KOMENT
    • SOCIAL
    • KULISAT
    • HISTORI
    • RETROSPEKTIVË
    • NOVACION
    • KUJTESA
    • SPECIALE
    • Revista e plotë
    • RAPORTI SEKRET
    • FOTOREPORTAZH
    • TURIZËM
Çmimet
Shkarko
  • Kreu
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • INVESTIGIME
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • Të tjera
    • DOSSIER
    • EDITORIAL
    • KULTURË
    • FASHION BOMB
    • HOROSKOP
    • PERSONAZH
    • PROFIL
    • SPORT
    • ARGËTIM
    • ZBAVITJE
    • KOMENT
    • SOCIAL
    • KULISAT
    • HISTORI
    • RETROSPEKTIVË
    • NOVACION
    • KUJTESA
    • SPECIALE
    • Revista e plotë
    • RAPORTI SEKRET
    • FOTOREPORTAZH
    • TURIZËM
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Newsbomb
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

MUNDESIA e Erald Kaprit

Nga Rezarta Delisula

20 Mars, 2025
në POLITIKË
Koha e Leximit: 13 minuta
MUNDESIA e Erald Kaprit

Nuk ka pasur shumë momente të gëzuara në fëmijërinë e tij. Familjen ja kishin degdisur në një fshat të Pogradecit si të përndjekur politikë dhe, prindërve ua kishin mohuar të drejtën e shkollimit. Dy djemtë e vegjël mezi i ngopnin me bukë edhe, kur zbritën në Pogradec, në kërkim të mundësive më të mira, shtëpinë e parë ua dha Bashkia, – si të pastrehë, – megjithatë përpjekjet e prindërve për të gjetur punë ishin të dëshpëruara. Djemtë mësonin shumë në shkollë, dhe Eraldi, më i madhi prej tyre, shpesh reagonte ndaj kësaj situate që për të ishte e padrejtë. Ai po rritej me njëlloj revolte kundrejt politikës. “Gjithmonë e kam ndjekur politikën si në Shqipëri dhe jashtë dhe jam rritur me idenë që politika është instrumenti i vetëm që mund të ndryshojë jetën e njerëzve. Më bezdis fakti që njerëzit e urrejnë politikën dhe i rrinë larg duke e ditur që është e pisët. Po e vërtetë, politika është e pisët, por nëse ti nuk ke angazhim ta ndryshosh këtë gjë, si mund të ndryshojë për mirë jeta jote. Ajo që neveris më shumë, është fakti se çfarë na përfaqëson, kë kemi ne në parlament, në politikë, dhe ne jemi një vend që nuk na falet kjo gjë, jemi një shtet në mes të Europës. Kjo është dhe arsyeja pse kam vendosur të angazhohem në politikë, sepse nuk pajtohem me atë që shoh vërdallë”- na thotë Erald Kapri, kandidat për deputet i partisë “Mundësia”, parti me spektër të djathtë.

FËMIJËRIA DHE PERSEKUTIMI: NJË VEZË PËR DY
“Mbaj mend që kemi qenë shumë të varfër, po aq të varfër sa ime më na gatuante një kokërr vezë dhe na e ndante me tim vëlla. U rrita mes vështirësive të mëdha, sepse prindërit, duke mos pasur shkollë, e kishin të vështirë të gjenin punë, e kishin të pamundur, dhe unë isha i revoltuar për këtë. S’kam qenë asnjëherë nëpër ekskursione, nuk blija dot një mjet shkollor. Unë isha ndër më të mirët e shkollës dhe pyesja prindërit e mi: Pse nuk mundemi dot?
Ata na shpjeguan se i kishte goditur sistemi komunist dhe nuk kishin as arsim, as kualifikim, ndërsa provonin pamundësinë për të punuar, dhe kjo e imja ishte ndjenja e padrejtësisë në fakt.”
Erald Kaprin e njohim si publicist, gazetar, historian. 37 vjeç, i ri në politikë, por ofron pjekuri e maturi në kontrast të fortë me shumë të tjerë, arrogante që shohim të grinden për pushtet kur janë në ekranet televizive, e ulërasin duke nxjerrë gishtin tregues kur dalin ndonjë foltoreje.
I riu nga Pogradeci, edhe pse tregon fillimet e vështira, sot ka një punë jo të vogël studimore në kurriz, më shumë në revokim të kohëve të shkuara, atyre të pamundura, duke numëruar botimin e tre librave e shumë punimeve studimore. Edhe pse ka përfunduar Universitetin e Tiranës në Shkenca Komunikimi, studimet master i kreu në Britani, në vendin ku Monarkia e konservatorizmi kanë “shenjtërinë” e tyre në çdo debat, diskutim apo artikulim ideje.
Kur kujtohet sot për fëmijërinë, e përçmon konceptin e pamoralshmës së pamundësisë – kur nuk kishte mundësi, atëherë pra kur politika kishte privuar prindërit e tij të gjenin mundësinë e tyre.
Familja Kapri është një ndër më të mëdhatë në zonën e Pogradecit dhe të Mokrës. E pasur në toka e bagëti, stërgjyshi i tij ishte nacionalist, dhe si i tillë u pushkatua në luftë nga komunistët, që i dogjën shtëpinë dhe më pas i konfiskuan gjithë pasurinë. Një djalë ja burgosën politikisht, ndërsa gjyshin e Eraldit që ishte fëmijë në vitet e para të çlirimit, nuk e prekën, por persekutimi për ta nuk rreshti. Për 50 vjet familja e tij ka ndenjur gjysmë e internuar në fshat, ndërsa u rrëmbyen gjithçka kishin, deri te drejtën për shkollim.
“Ti e di që unë jam i pari i familjes, mos them i fisit, që kam bërë shkollë të lartë”, – rrëfen Eraldi si në konfidencë, duke thënë një gjë “turpi”, asfare krenarie. Por e gjithë kjo e kaluar e familjes, kishte një pasojë domethënëse në karrierën e tij. U mor shumë me historinë e diktaturës, pikërisht për t’i treguar njerëzve çfarë ndodhi, dhe si u shkatërruan në themel mijëra familje.

Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje

Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.

Identifikohu nëse i keni zhbllokuar

Shkarko

Blije dhe shkarkoje te plotë revistën Newsbomb ne kompjuterin tënd.
Shkarko revistën

Zblloko Artikullin

Zhblloko artikuj të përzgjedhur nga ju për ti lexuar.
Zblloko Artikullin
Tags: Erald KapriPolitike
ShareTweetShareSend

Artikuj të ngjashëm Artikuj

Lufta me Bulevardin
Artikuj kryesorë

Lufta me Bulevardin

17 Korrik, 2026
Demokratët vendosin, Berisha Forever!
Artikuj kryesorë

Demokratët vendosin, Berisha Forever!

18 Maj, 2026
3 italianët e protestës së PD: Qëlluam policinë me patate, për solidaritet!
AKTUALITET

3 italianët e protestës së PD: Qëlluam policinë me patate, për solidaritet!

18 Maj, 2026
PS, 11 rastet e “Ndarjeve të bujshme”
Artikuj kryesorë

PS, 11 rastet e “Ndarjeve të bujshme”

18 Maj, 2026
Tirana,  Besnikëri, apo Rebelim?
Artikuj kryesorë

Tirana, Besnikëri, apo Rebelim?

17 Prill, 2026
Dimri i Madh i Edi Ramës
Artikuj kryesorë

Dimri i Madh i Edi Ramës

19 Janar, 2026

Artikujt më të lexuar

  • Zvërneci, investimi që do ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

    Zvërneci, investimi që do ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Përtej Zvërnecit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjergj Luca, kryeoligarku i Shkrimsit, rebeli që grisi diplomën për t’u bërë biznesmen

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vajzat e humbura

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lufta me Bulevardin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • JETA E NATËS NË VITET ’90, NGA DISKO ALBANIA  DHE MARIKAJ TE BUZUKËT E PARTYT RAVE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjiri i Kakomesë, “Bukuroshja” e braktisur bëhet gati për TURIZËM

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Revista Newsbomb

Revista Newsbomb, prodhim mediatik i kompanisë Newsbomb.al.

NEWSBOMB.al »

Kontaktet

Adresa: Rruga Emin Duraku,
Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile: +355 69 92 22201
Mobile: +355 69 92 22202
Email: [email protected]

Kategori

  • AKTUALITET
  • ANALIZA
  • ARGËTIM
  • Arkiva
  • Artikuj kryesorë
  • BEAUTY
  • DOSSIER
  • EDITORIAL
  • EKONOMI
  • FASHION BOMB
  • FOTOREPORTAZH
  • HISTORI
  • HOROSKOP
  • IN MEMORIAM
  • INTERVISTA
  • INVESTIGIME
  • KOMENT
  • KUJTESA
  • KULISAT
  • KULTURË
  • NOVACION
  • PERSONAZH
  • POLITIKË
  • PROFIL
  • RAPORTI SEKRET
  • REPORTAZH
  • RETROSPEKTIVË
  • SOCIAL
  • SOCIALE
  • SPECIALE
  • SPORT
  • TURIZËM
  • ZBAVITJE

© 2023Revista NEWSBOMB - Revista nga Newsbomb.

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • INVESTIGIME
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • Të tjera
    • DOSSIER
    • EDITORIAL
    • KULTURË
    • FASHION BOMB
    • HOROSKOP
    • PERSONAZH
    • PROFIL
    • SPORT
    • ARGËTIM
    • ZBAVITJE
    • KOMENT
    • SOCIAL
    • KULISAT
    • HISTORI
    • RETROSPEKTIVË
    • NOVACION
    • KUJTESA
    • SPECIALE
    • Revista e plotë
    • RAPORTI SEKRET
    • FOTOREPORTAZH
    • TURIZËM

© 2023Revista NEWSBOMB - Revista nga Newsbomb.

Mirëse u ktheve!

ose

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Keni harruar fjalëkalimin? Regjistrohu

Hapni një llogari të re!

ose

Plotësoni formularin e mëposhtëm për t'u regjistruar

Të gjitha fushat janë të nevojshme. Identifikohu

Merrni fjalëkalimin tuaj

Ju lutemi shkruani emrin tuaj të përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu
Je i sigurt që dëshiron ta zhbllokosh këtë artikull?
artikuj të mbetur : 0
Are you sure want to cancel subscription?