Kur kutitë e votimit numëroheshin, një tjetër votë po jepej në fushë: ajo për fronin e futbollit shqiptar. Egnatia befasoi sërish duke mbrojtur titullin, Vllaznia luftoi deri në fund, Tirana shpëtoi me autogol, ndërsa Dinamo mori Kupën. Një kampionat ku spektakli dhe strategjia u përplasën çdo javë, golat e Bekim Balajt dhe saktësia e Lushkjës vendosën fatet, e milionat europiane janë gati për t’u ndarë. Vora ngjitet për herë të parë, Flamurtari rikthehet aty ku e ka vendin. Superliga mbylli një sezon të zjarrtë.
Ndërsa vendi mbante frymën përpara kutive të votimit, diku tjetër, në një tjetër qendër tensioni, shqiptarët prisnin një rezultat që nuk vinte nga politika. Në mbrëmjen e 12 majit, ndërkohë që ekranet shfaqnin grafika zgjedhore dhe tavolina të ftohta numërimi, një pjesë tjetër e Shqipërisë jetonte një emocion ndryshe. Në rrugët e Rrogozhinës, në sytë e fëmijëve që mbanin veshur fanellat e Egnatias, e në zërat e plakave që hapnin televizorin si për ndonjë dasmë, zemrat rrihnin fort. Jo për vota. Për futboll. Për titullin kampion.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







