Monodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, e vënë në skenë dhjetra herë nga Mirush Kabashi, ka rezonuar fort në publikun shqiptar brenda e jashtë vendit, sa për mesazhet e forta që jep, aq edhe prej forcës pasionante me të cilat Mirushi i ndjerë i përcolli ato në shqip. Jo më kot Mirushi është mbiquajtur gjerësisht “Sokrati shqiptar”!
Por përveç rolit të Sokratit, Mirushi ka shkëlqyer në 100 role, të vogla e të mëdha – njëri më i arrirë se tjetri. Sidoqoftë, shtatë rolet e tij brenda së njëjtës monodramë (“Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” të shkrimtarit francez Eric Emmanuel Schmitt) përbëjnë një perlë aktrimi. Mjeshtëria e transformimit të personalitetit në shtatë karaktere të ndryshme për një kohë fare të shkurtër ishte një perlë aktrimi e Mirushit. Sa kam parë teatër këtu e kudo, s’më ka ndodhur të magjepsem nga aktrimi sa ç’u magjepsa kur pashë monodramën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.