Në Kosovë, zgjedhjet lokale kanë shërbyer tradicionalisht si test i performancës komunale dhe si element stabilizues i sistemit politik. Pra, jo vetëm që qytetarët kanë votuar kryetarët e komunave në bazë të rezultateve konkrete që i kanë prekur në përditshmëri, por pushteti lokal ka sjellë njëfarë qëndrueshmërie e vazhdimësie në kushtet kur skena politike qendrore ka qenë e polarizuar me kriza apo zgjedhje të shpeshta. Nën sundimin e Albin Kurtit ato po marrin një rol tjetër, duke funksionuar si vazhdim i politikës qendrore dhe duke u shndërruar në një vegël për konsolidimin e autoritetit të qeverisë ndaj pushtetit vendor.
Kryeministri e ka përdorur me vetëdije krizën e vazhdueshme qendrore dhe përplasjet me aktorë e faktorë të shoqërisë si një armë për të dominuar debatin publik. Kjo strategji kishte një objektiv të qartë, që të mos lejonte kurrsesi që fokusi të zhvendosej tek temat lokale, (ku dështimet dhe premtimet e pambajtura të LVV-së do të kishin shkaktuar një humbje edhe më të thellë se ajo e zgjedhjeve pararendëse lokale të tetorit 2021). Mirëpo strategjia e tij, e ndërtuar mbi mobilizimin permanent dhe konfliktin politik të vazhdueshëm, ka prodhuar një mjedis ku zgjedhjet lokale u trajtuan më shumë si referendum për figurën e kryeministrit sesa si proces për performancën e administratave komunale.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







