Janë përcaktuar më të mirët e Panairit të Librit në Tiranë. Mungon vlerësimi i letërsisë për fëmijë, por ndahet edhe çmimi i karierës. Ju tregojmë jo vetëm për fituesit , por edhe mes cilëve zhvillohej gara më e fortë.
Në këtë shkrim dua t’ju zbuloj edhe kush ishin konkurrentët më të fortë të secilit prej fituesëve të panairit. Përballë kujt fitoi Tom Kuka? Sigurisht, për këtë kam kërkuar ndihmën e jurisë që morrën vendimet… Për letërsinë shqipe, sipas jurisë, këtë panair zërat më të vlerësuar ishin: Virion Graçi, Ervin Nezha, Virgjil Muçi dhe Besnik Mustafaj. Dy autorët e parë i gjenim të botuar nga Rita Petro nën logon e Albas: Virion Graçi me librin “SHTATË DRITARET” dhe Ervin Nezha, një autor i ri në moshë, por shumë premtues me letërsinë që bën me veprën “TRI TAVERNAT”. Virgjil Muçi me romanin “TRI JETËT E ZOTIT P”, nga shtëpia botuese Dituria dhe Besnik Mustafaj me veprën: “PORTA E NGUSHTË E PURGATORIT” botuar nën kujdesin e Onufri-t.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.