Më 14 shkurt 2016 erdhi në Tiranë Xhon Kerri. Qëndroi disa orë me tri mesazhe kryesore, – “reformën në drejtësi është jetike”, “mbështetje për stabilitet rajonal” dhe “falenderime për kontributin e saj në luftën kundër Shtetit Islamik”. Takoi zyrtarë të lartë, të rinjtë, median dhe në mbrëmje udhëtoi drejt Konferencës së Sigurisë në Mynich në Gjermani. 8 vite më vonë, një tjetër sekretar shteti, Antony Blinken, thuajse në të njëjtën datë (15 shkurt) vizitoi Tiranën me tri mesazhe kryesore, – rikonfirmimin e partneritetit në linjën e agresionit në Ukrainë dhe dialogut ballkanik”, “nxitje të drejtësisë” dhe “falenderim për strehimin e emigrantëve afganë”. Takoi zyrtarë të lartë, të rinjtë, katër institucione të drejtësisë dhe në mbrëmje udhëtoi drejt Konferencës së Sigurisë në Mynich në Gjermani.
Ngjashmëria e dukshme në data, axhendë dhe mesazhe shpreh thelbin e marrëdhënieve midis dy vendeve nga këndvështrimi reciprok: Shqipëria proamerikane ndjehet me fat nga aleanca me SHBA dhe është përfituese e shumëfishtë e kësaj lidhjeve, SHBA sheh tek Shqipëria një vend aleat që i përgjigjet interesave gjeopolitike amerikane dhe inkurajon qasje strategjike për reforma funksionale. Dy vendet nuk kanë asnjë mosmarrëveshje mes tyre dhe as cështje që ia vlejnë të debatohen në nivelet e larta. Politika e jashtme e Shqipërisë ndjek atë të SHBA dhe kjo e fundit e udhëheq atë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







