Beteja mes Bashës dhe Berishës po njeh zhvillime të reja. Nëse deri dje Lulzim Basha, pasi hodhi në “udhë të madhe” ish-liderin demokrat, nuk po bëzante, por hidhte ndonjë reagim nga zyra në facebook, tashmë edhe Basha ka dalë në sulm. Po përjashton këdo që e kundërshton në grupin parlamentar dhe në Këshilin Kombëtar. Kjo të jep idenë e një kryetari në panik dhe nevrik. E që kupton se ka një seli partie pa anëtarë në bazë. Por ndjehet i sigurtë se ka pas vetes amerikanët (të paktën për momentin) dhe indirekt që nuk del në skenë, edhe kryeministrin Rama.
Ky i fundit si një mjeshtër që mbetet e di se me Lulzim Bashën si kryetar PD-ja rri sa të dojë në pushtet. Ndërkohë ish-kryeministri Berisha ka ndjekur taktikën tjetër, testimin dhe marrjen e bazës demokrate pro tij. Dhe duket se kudo që shkon, ai ka shumicën e elektoratit të PD. Slogani i Berishës është për një PD më të bashkuar dhe me të hapur në raport me shoqerinë civile. E nuk duket keq si parullë, pasi edhe në vitin 2005 Berisha me hapje të PD-së u rikthye në pushtet, pas vitit të mbrapshtë 1997. Pakkush asokohe mendonte se Berisha mund të rimerrte pushtetin, por me hapjen e partisë dhe thirrjen e emrave nga shoqeria civile ai u ngjit në karriken e kryeministrit për 8 vite.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.