“Si t’ia bëj? Si do të marr leje unë? Ky është shans që ndoshta do të më jepet vetëm një herë në jetë. Por, punën e kam të rëndësishme, është pasioni im”, Niko sorollatej nga njëri cep i dhomës në tjetrin i zhytur në mendime. Dilema e madhe në kokë e kishte vënë para një presioni të papërballueshëm. “Ata më kanë thënë, që për Europian nuk do të aplikohen leje vjetore. Mos vallë do të më kuptojnë? Jo, jo unë s’mund ta humb punën, ia kam premtuar heroit tim që më ndjek nga lart. Për të do provoj të shkoj shumë larg në karrierë”.
Djaloshi i Tifozave Kuqezi ishte në dilemë të madhe. Pasionin nga profesionin e kishte ndarë prej më shumë se një viti, megjithatë fillimet e tij në gazetari e kishin joshur dhe dukej si ato dashuritë me shikim të parë. Të kërkoje leje në punë në këtë periudhë, ishte njësoj sikur t’i thoje komandantit që do të largohesh nga lufta kur je në front të parë gjatë luftimeve. Pavarësisht se zhvillimet do të ishin të shumta, Niko padyshim që nuk ishte një mercenar. Kërkonte pak mirëkuptim, ndofta dhe prej përvojës që drejtori i tij kishte pasur shumë vite më parë nëpër stadiume. Dashuria dhe dëshira që i buronte nga shpirti, duket se e theu dhe vendosi ta parashtronte kërkesën mes eprorëve të vet. Ai ishte pjesë e grupit besnik të kuqezinjve që kurdo dhe kudo janë gati për Kombëtaren. Këtë herë, do të ishin në sytë e të gjithë Europës dhe djaloshi dibran duhej të qëndronte mes tyre.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







