Në Long Ajlënd një vilë e bukur e ndërtuar në 1951 u ble nga Mbreti Zog i Shqiptarëve. Pak është folur për këtë vilë, ndaj shkrimtari shqiptar Fatbardh Amursi, në një nga vizitat e tij në Nju Jork, shkoi të gjente këtë vilë e ti bënte një vizitë. Prej andej sjell një reportazh për gjendjen e vilës së rrënuar, apo të lënë në harresë. Një vilë që në vite e vite është vjedhur e shkatërruar edhe prej kureshtarëve apo hajdutëve që mendonin se aty brenda mund të gjenin thesare të fshehura të mbretit të shqiptarëve. Por përveç pronës që dukshëm ishte e madhe, dhe fotove të bukura të vilës në momentin e ndërtimit, asgjë nuk kishte shkëlqim si në shekullin e kaluar. E pse e bleu Mbreti Zog këtë vilë? Pse do të shërbente ajo?
Në biografinë e autorizuar të Gwen Robyns, “Geraldina e shqiptarëve”, shkarazi përmendet një shtëpi madhështore në Long Ajlënd, e ndërtuar nga manjati Charls Hudson, të cilën, në vitin 1951, e blen mbreti i shqiptarëve, Zogu I, në shumën 102.800 dollarë, rreth një milion dollarë me të sotmen.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







