Kur përmendim Arabinë Saudite, gjithmonë kemi në mend Mekën dhe Medinën, si dy vende shumë të frekuentuara nga Shqiptarët. Nuk është sekret pasioni im për të udhëtuar në botë, e kam shkruar dhe rishkruar këtë pasion timin dhjetëra herë. Por, rikthimi në këtë vend pas plot 17 vitesh më la pa frymë. Do të përpiqem të hedh në këtë reportazh disa përjetime të miat nga udhëtimi i fundit në mars. Nga vendi që kisha parë dy dekada më parë me gra mbuluar me ferexhe, e karvanë si në kohën e qëmotit; këtë radhë, pashë një Arabi totalisht të transformuar: të gjithë flasin për Vizionin 2030, ku fokusi kryesor i vendit nuk është thjesht dhe vetëm nxjerrja e naftës dhe fitimet prej saj, por TURIZMI, inovacioni, argëtimi. Në një vend mbuluar me shkretëtira, markat më të rëndësishme të hotelerisë botërore po krijojnë oaze të jashtëzakonshme luksi, që sot, mendja e njeriut nuk i percepton dot aq thjeshtë, por që kur shkon aty, e sheh se po bëhen realitet.
Shkëmbinjtë madhështorë të hedhur aty – këtu në shkretëtirën e artë të AlUlas, reflektohen me gjithë magjinë e tyre në fasadën e pasqyrtë të Maraya. Jam në një zonë tjetër të botës, larg Shqipërisë padyshim, në veri-perëndim të Arabisë Saudite ku AIUla, një rajon i pasur me formacione shkëmbore mahnitëse, kanione të thella, vende arkeologjike të lashta, të ofron një peizazh spektakolar. E ka emrin “Shkretëtira e Artë” për shkak të rërës dhe ndriçimit të saj të veçantë që ofron një atmosferë magjike.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.