Kur im atë vuante prej sëmundjes së kancerit, sa herë drejtoheshim zemërthyer, të heshtur me hapa të vegjël drejt Spitalit Onkologjik për trajtimin e radhës, e vetmja dritë shprese, ishte doktoresha. E shihnim në sy për të kapur në mimikën e saj çdo shprehi, për të kuptuar sesa e vështirë do të ishte apo sa e thjeshtë. Nuk merrnim vesh shumë nga termat mjeksorë që artikuloheshin, por kuptonim fare mirë nga sytë e saj, apo të infermiereve, nëse procedura ishte e duhura, nëse shëndeti po ecte mirë, apo nëse ilaçi po bënte efektin e duhur.
Doktoresha ishte shpëtimi. Ishte shpresa. Ishte njeriu me zemrën e madhe që na rikthente prapë në shtëpi për të vazhduar jetën njëlloj sikur kanceri të mos ishte një përbindësh që merrte gjithçka gjente përpara në trupin e tij.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.