Kjo histori nis në verë të vitit 2013. Në atë kohë bëheshin zgjedhjet për kryetarin e ri të PD për të zëvendësuar Sali Berishën. U thyen kutitë në Lushnje. Sak këtu fillon shkërmoqja, e cila zgjati deri më sot si pasojë e inercisë që kalon çdo trup i madh para se të rrëzohet. Është ligj i fizikës.
Por, duke lënë mënjanë metaforat, për hir të asaj vere u dogj një klasë e tërë politikanësh. U hodhën në rrugë. Politika është profesion, ka nevojë për kohë që dikush të bëhet. Politika nuk është sport kullerash, ndaj askush nuk e kishte të drejtën të zbonte gjithë ata burra e gra, të cilët ishin në kulmin e energjisë së tyre politike, teksa qenë rritur brenda Partisë Demokratike. Po bëhen dhjetë vjet, tek opozita rreket të justifikojë këtë stuhi, ka marrë me të mira çdo rrenë të thënë e në raste të veçanta ose segmente të caktuara të saj, ose krejt e gjitha i ka shërbyer skemës së Edi Ramës për të qëndruar në pushtet, për ta çimentuar pushtetin e tij.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.