“Ciao mister”, ishin fjalët e para të mia nga telefoni për Edi Rejën. Kishte pasur një ditë të lodhshme. Të shumtë ata që i kishin kërkuar intervista, të paktë fatlumët. Pasditja e zymtë e një shiu të pangopur e kishte zënë në Shqipëri, në Tiranën e zhurmshme. Edhe pse në krye të Kombëtares ishte zyrtarizuar trajneri i ri, Reja dukej se ishte dashuruar përjetësisht me vendin tonë.
“Jo, jo të lutem. Nuk mundem sot më për intervista. Një herë tjetër”, ishte përgjigja lutëse e 77-vjeçarit që donte të pushonte. Por, dëshira ime ishte më e madhe. E doja patjetër intervistën me të. Kush e di sa e sa gazetarë mund të kishte kaluar në karrierën e tij. Jashtëzakonisht emocionuese. Shpejtësia e komunikimit më bëri disa herë të stepesha. Por, më në fund, edhe pse pa dëshirën e tij, ia dola. Ra në “grackë” duke nisur të përgjigjet, ndoshta pa vetëdije, por me lumturinë e madhe për të përshkruar momentet e bukura në vendin tonë për revistën Newsbomb.al.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.