Ishte krejt e kuptueshme se me rënien e komunizmit, regjimit që e izoloi Shqipërinë për 45 vite me radhë, një pjesë e mirë e shqiptarëve, sidomos e të rinjve, do të largoheshin nga Shqipëria. Dëshira për liri dhe afërsia gjeografike e Evropës (nëpërmjet Italisë) në krahasim me vendet e tjera komuniste, e lehtësonte mërgimin e shqiptarëve drejt saj, duke bërë që Evropa të shndërrohej në destinacionin e natyrshëm të shqiptarëve. Ajo që ndodhi në atë moment fillestar ishte gati e vetvetishme. Po ashtu, edhe ikjet me gomone në vitet 1990 e pothuajse deri në fillim të viteve 2000, janë deri diku të kuptueshme si përzgjatje e eksodit të vitit ‘90-‘91.
Kurse ajo që ngjau më vonë, veçanërisht këto vitet e fundit, kur mendohej se Shqipëria po shkonte drejt një stabiliteti shoqëror, duhet të na nxisë të bëjmë ndonjë reflektim pak më të thellë. Është fjala për rinisjen e largimeve nga Shqipëria, sidomos të të rinjve dhe të familjeve. Në sa pak mundësi ofrojnë këto rreshta, që me siguri kanë nevojë për një shtjellim më të thellë, si dhe për referenca statistikore apo edhe studimore, po mundohem të nxjerr në pah disa arsye pse kjo hemorragji vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.