Tre muaj e 20 ditë qëndroi në birucat e hetuesisë, ish-trompisti brilant, Gaspër Çurçia, tashmë në pension. I flakur tej nga orksestra e Radio-Televizionit, menjwherë pas Festivalit të 11 të Këngës, 10 vitet e fundit të jetës së tij ishin një përpjekje e kotë për t’ju rikthyer skenës. Letrat që i dërgonte udhëheqjes ku ankohej për pengesat që i vinin nga Ministria e Arsimit, nuk e kishin ndihmuar aspak, vetëm sa e kishin përkeqësuar statusin e tij. Një ditë, pasi i marrin pianoforten, i frustruar nga izolimi artistik dhe varfëria bën gabimin fatal të jetës së tij, fallsifikon bileta treni duke rrezikuar dinjitetin, jetën dhe fatin e familjes. I përgjuar dhe i raportuar, fati i tij qe i parashkruar.
Regjimi e kish klasifikuar muzikën e tij si “dekadente”, sepse guxonte t’i binte trombës me vibrime të ngjashme me xhazin amerikan. Si qytetar ai sillej si armik i pushtetit, kur “agjiton dhe propagandon kundër tij”, denoncon varfërinë, ka mall për Italinë dhe e shkuara e familjes së tij është e dyshimtë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







