Behari i çdo viti, mbledh përgjatë kilometrave që përbëjnë plazhin e Durrësit, një numër rekord njerëzish, që mund të llogaritet disa qindra mijëra, të cilët lëvrijnë, mblidhen e shpërndahen, hanë e jetojnë në ato pak kilometra rërë. Por ka qenë një kohë, jo shumë e largët, kur i njëjti vend nuk kishte as edhe një njeri të vetëm. Mjaft të kthehemi pas nja 80 vjet. Shqiptarët, si popull i malit, përgjithësisht nuk e duan ujin (e thënë kjo në të gjitha kuptimet, edhe për t’u larë edhe për të lundruar në të). Vetëm pak qendra të banuara të trojeve shqiptare ndodhen pranë detit; dhe ato, përgjithësisht kanë qenë themeluar si koloni detare nga grekët e vjetër apo nga Roma.
Peshkimi nuk ka përbërë asnjëherë një veprimtari të qenësishme për arbërit, ndërsa nxjerrja e kripës, duke qenë në të gjitha kohërat monopol shteti, i mbante të pa interesuar për detin edhe si burim i kësaj pasurie të mundshme. Tregëtia midis qyteteve të ndryshme, apo me jashtë me anije, do të kërkonte jo vetëm kantiere ndërtimi dhe mirëmbajtjeje anijesh, që nuk ekzistonin, por edhe porte që mund t’i strehonin dhe përpunonin ato. Por këto ishin gjëra që kërkonin organizim kompleks, mirëmbajtje dhe investime, vetira këto që midis shqiptarëve, është ca si e vështirë t’i gjesh. Midis qyteteve bregdetare nuk ka fshatra apo qendra të tjera të banuara, që ta kenë jetën të lidhur me veprimtari detare. Vetë fasha bregdetare, duke qenë përgjithësisht ose kënetore ose ranore, ishte e papërshtatshme për prodhim bujqësor, ndërsa rëra e detit, siç dihet, nuk mund të përdoret në ndërtim. Atëhere, çdo të kërkonte shqiptari në det, deri në ditën që u shpik plazhi?!
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







