Historia e Shqipërisë nuk është shkruar vetëm me bojën e traktateve, me thirrjet e kuvendeve apo me jehonë betejash. Ajo ka udhëtuar mes fjalëve që transmetoheshin si seri tingujsh ose impulsesh elektrikë, nëpër valët e padukshme të radios dhe në tavolinat e zbehta të redaksive ku, nën dritën e vonë të llambave, korrespondentët përkthenin ankthin, shpresën dhe ëndrrën e një kombi që kërkonte të dëgjohej. Kjo është historia e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, një rrëfim mbi fuqinë e informacionit në ndërtimin e shtetit, mbi diplomacinë dhe propagandën, mbi komunikimin në kohë krizash dhe mbi përpjekjen e vazhdueshme të Shqipërisë për të ruajtur zërin dhe identitetin e saj në arenën ndërkombëtare. Pikërisht për të bërë një udhëtim në kohë, mes historisë së larmishme të lajmeve, fotografive, dokumenteve, Agjencia Telegrafike Shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave hapën në Tiranë më 9 maj ekspozitën fotografike dhe dokumentare; “ATSH- Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”.
Telegramet e para
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







