Fjalët e urta popullore janë thesari i gjuhës shqipe dhe një ndër to thotë se: “Një fillim i mbarë është gjysma e punës” dhe koha na ka treguar se kjo vlen në çdo fushë. Nëse e organizoni garderobën tuaj me outfitet dhe ngjyrat të cilat ju preferoni më shumë, më besoni se do t’i kurseni shumë kohë dhe energji vetes e sidomos në mëngjes. Mos harroni se jemi në stinën e dimrit që do të thotë se të ndjerit komfort dhe ngrohtë është po aq e rëndësishme sa të të dukurit IN. Futuni në profilin e “Golden Globes 2024” për të kuptuar që sado janë përpjekur stilistët me famë botërore për t’i sjell sa më të admirueshëm VIP-at në tapetin e kuq, çdokush ka një detaj autentik pa të cilën nuk bën dot dhe nuk është më ai apo ajo. Në botën e modës dominon moda e shpejtë e cila ndryshon thuajse çdo vit, e imagjinoni dot çfarë “mëkati” do të ishte për ekonominë dhe hapësirat në garderobën tuaj nëse do të binit pre. Fashion Bomb ka si qëllim kryesor që t’ju ofrojë disa opsione veshjesh të cilat janë të rehatshme dhe mjaftueshëm trend.
Xhup të gjatë për t’i rënë shkurt
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.
Identifikohu nëse i keni zhbllokuar







