Eleganca bashkëkohore, linjat e pastra dhe një identitet estetik i mirëpërcaktuar u shndërruan në fjalët kyçe të mbrëmjes së 11 prillit në Tiranë, ku Joni Peçi prezantoi koleksionin e tij më të ri, “Moonlight Collection”. Ky muaj mund të quhet me “plotë gojën” i Joni Peçit, pasi ishte një prezantim që jo vetëm solli në pasarelë krijime të reja, por edhe konfirmoi një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e stilit të tij në skenën e modës shqiptare.
“Moonlight Collection” vjen si një reflektim i qartë i një estetike të menduar në detaj, ku drita dhe errësira ndërthuren në mënyrë simbolike për të krijuar një narrativë vizuale të fuqishme. Paleta e ngjyrave dominohet nga e zeza klasike, e shoqëruar nga reflektime argjendi dhe nuanca nude, duke krijuar një ekuilibër mes minimalizmit dhe luksit të heshtur. Këto zgjedhje përforcojnë konceptin e koleksionit, duke i dhënë çdo veshjeje një dimension elegant dhe misterioz.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







