Detaji më “chic” i verës
Shamia në bel është detaji që po dominon stilin veror këtë sezon. E frymëzuar nga moda e viteve 2000, ajo i jep çdo veshjeje një prekje elegante, femërore dhe effortless. Qoftë mbi pantallona lino, apo komplete minimaliste, ky aksesor i thjeshtë arrin të transformojë menjëherë look-un dhe të shtojë personalitet në çdo kombinim. Nga ngjyrat neutrale te printet luksoze, shamia në bel po kthehet në “must-have”-in e vajzave që duan të duken chic pa shumë përpjekje. E lehtë për t’u kombinuar si gjatë ditës ashtu edhe në mbrëmje, ajo është kthyer në një element kyç të garderobës verore. Me një vibe mesdhetar dhe luks të thjeshtë, shamia në bel po pushton rrugët, plazhet dhe rrjetet sociale njëkohësisht.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







