Gati një shekull e gjysmë më parë Niçe shkaktoi jo pak polemika dhe tronditje kur “shpalli” vdekjen e Zotit. Sot, 150 vjet më pas, njeriu modern dhe shkenca ka shpallur vdekjen e vdekjes, duke arritur gjëra që deri pak vite më parë ishin të pabesueshme, apo do t’i përkisnin vetëm skenarëve të filmave fantastiko-shkencor. Por sot jetojmë një realitet tjetër, një botë ku më shumë se tronditja mjetet sesi po shkojmë drejt një njeriu të ri, një shkrirje apo ndërthurje humano-robotike, me të panjohurat apo mendimin se çdo të bëhemi për shumë janë edhe më të frikshme se vetë vdekja. Në këtë numër të Neësbomb, këtë bisedë e kemi zgjeruar më shumë me një akademik dhe kërkues shkencor, profesorin e njohur Ethem Ruka, i cili jetën ia ka kushtuar biologjisë së njeriut. Për të, tashmë jemi në një pikë të pakthyeshme ku editimi i aparatit gjenetik dhe inxhinieria gjenetike, që synojnë zëvendësimin e gjeneve të dëmtuara me ato të shëndetshme, janë një përparim i pakthyeshëm, por aq sa një zhvillim që mbart rreziqe të mëdha që duhet të mbahen nën kontroll.
Në bisedën me profesor Ethem Rukën, nuk mund të mos ndalemi edhe tek politika, ndarja nga jeta e Fatos Nanos, ish-liderit të PS-së dhe atë sesi i sheh sot ai sot politikëbërësit dhe ish-kolegët në Partinë Socialistë. Sipas tij, gjenerata e re, nuk mund të harrojë sakrificat e një brezi socialist, që kanë ndërtuar forcën që po udhëheq vendin sot.
Som
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







