Mund të ketë kaluar një dekadë që kur keni përfunduar studimet, por shtatori do të mbajë gjithmonë “aromën” e një fillimi të ri… Është koha ideale për t’u ulur para garderobës dhe të bëni llogaritë me laps e letër me plotë kuptimin e fjalës. Megjithëse nuk jemi ende gati për një ndryshim të plotë sezonal, pasi moti do të “rebelohet” deri nga mesi i vjeshtës me ulje ngritjet e tij, por ne duhet të jemi gati për çdo surprizë. Mos harroni, investimet e fundit në outfitet e verës mund t’i ndërthurni me xhaketat klasike ose xhins. Nëse shikoni profilet e stilistëve më në zë, do të arrini në një përfundim: Pavarësisht stinës të gjithë i qendrojnë besnikë ngjyrave të tyre “të zemrës”. Pjesët kryesore si xhins dhe veshjet e sipërme të lehta janë të gjitha thelbësore për hyrjen në fillim të vjeshtës. Erdhi momenti që mund të vishni tantellat me materialin e mëndafshit, duke i kombinuar me një çantë lëkure dhe çizme. Nga pardesytë “Burberry” në ngjyrat e tokës, tek këpucët e zeza me shkëlqim “Prada”, të cilat mund t’i vishni me çorape të gjata ose jo, në këtë artikull të “Fashion Bomb”, mund të merrni disa indicie për kombinimin në të cilin e gjeni veten. E fundit por jo më pak e rëndësishmja: Ruani ekuilibrin në çdo kombinim, që rehatia dhe sharmi të shkrihen me njëra tjetrën.
“Kostumi i vjeshtës”
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.
Identifikohu nëse i keni zhbllokuar