Në Tiranën tonë të zhurmshme dhe kaotike, gjërat ndryshojnë shpejt! Zhurmat zëvendësojnë njëra-tjetrën, lajmi sjell lajmin, temat harrohen po aq shpejt sa lindin dhe rrugët mbushen e boshatisen brenda pak orësh. Në këtë ritëm, është e vështirë që diçka të zgjasë. Aq më tepër një protestë. Pikërisht për këtë arsye, ajo që ndodhi për 108 ditë përballë godinës së Kryeministrisë së Shqipërisë nuk kaloi pa u vënë re. Jo sepse ishte gjithmonë e zhurmshme, por sepse nuk u zhduk sa “hap e mbyll sytë”! Qëndroi aty, çdo ditë, natë, në të njëjtin vend, pa u shpërndarë.
Në qendër të kësaj qëndrese ishte Adriatik Lapaj, një figurë që nuk është shfaqur papritur në këtë skenë. Ai është formuar në terren, në protesta, në kauza konkrete, në përplasje të drejtpërdrejta me institucionet. Ai ka qenë prej kohësh pjesë e përplasjeve publike, shpesh në situata ku rezultati nuk është i sigurt dhe kostoja është personale. Për këtë arsye, edhe kjo qëndresë erdhi si një vazhdim i asaj që ai ka bërë më parë, vetëm se këtë herë më gjatë, më dukshëm dhe më këmbëngulës. Sepse të qëndrosh për 108 ditë në rrugë nuk është një akt i vetëm. Është një vendim që përsëritet çdo mëngjes. Është durim, është lodhje, është përballje me indiferencën, me mbështetjen, me kundërshtimin. Është edhe momenti kur gjërat duken se nuk lëvizin, por edhe momenti kur tensioni rritet dhe gjithçka bëhet më e fortë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







